Kryeministri Edi Rama e ka quajtur investim kolosal kontrantën SHBA- Shqipëri për helikopterët ‘’Black Hawk” të cilët do të jenë pjesë e Forcave të Armatosura.
Në një postim në Facebook, kreu i qeverisë shprehet se ky është një investim kolosal për bazën ajërore të Kuçovës dhe thekson se Frocat e Armatosura po ringrihen me hapa të sigurt.
“Sot, Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka me ambasadoren amerikane Yuri Kim nënshkruan kontratën e pranimit për pajisjen e Forcës Ajrore me helikopterë të tipit “Black Hawk”, financim i përbashkët i dy qeverive.
Helikopterët “Black Hawk” që shumë shpejt do të jenë pjesë e Forcës tonë Ajrore, investimi kolosal në Bazën e Kuçovës, sistemi i radarëve pas marrëveshjes me kompaninë amerikane Lockeed Martin, janë tregues se Forca Ajrore shqiptare dhe Forcat e Armatosura po ringrihen me hapa të sigurt”, shprehet Edi Rama në një postim në Facebook.