![Marrëveshja me “Moderna”/ BE siguron 160 milionë doza të vaksinës](https://www.vizionplus.tv/wp-content/uploads/2020/11/bee-616x400.jpg)
Komisioni Europian siguron një tjetër sasi vaksinash kur ato të jetë plotësisht efektive. Shefja e unionit, Ursula van der Leyen dha detaje per marreveshjen e re me kompanine Moderna.
“Ndërsa masat kufizuese mund të ngadalësojnë përhapjen e virusit ne të gjithë e dimë se vetëm një vaksinë efektive do të sigurojë një zgjidhje perfundimtare për këtë pandemic. Jam e lumtur të njoftoj se nesër do të miratojmë një kontratë të re për të siguruar një tjetër vaksinë COVID-19. Kjo marreveshje do te na lejon të blejmë deri në 160 milion doza të një vaksine të prodhuar nga Moderna”.
Nderkohe, Italia, Gjermania dhe Franca kanë paralajmëruar lehtësimin e masave kufizuese gjatë muajit dhjetor. Krerët e shteteve federale në Gjermani kanë rënë dakord për një strategji të re ndaj Covid-19 që synon lehtësimin masave për fundvitin dhe muajin janar.