Marrëveshja e pengjeve: “Hamasi do të lirojë 30 fëmijë, 8 nëna dhe 12 gra për 150 palestinezë”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Marrëveshja e pengjeve: “Hamasi do të lirojë 30 fëmijë, 8 nëna dhe 12 gra për 150 palestinezë”

Marreveshje per shkembimin e pengjeve mes Izraelit dhe Hamasit ne kuader te nje armepushimi 4-ditor, percakton lirimin e 50 grave dhe femijeve izraelite ne kembim te 150 palestinezeve.

 

Hamasi, bazuar tek kjo marreveshje pritet te liroje konkretisht 30 femije, 8 nena dhe 12 gra te marra peng gjate sulmit te 7 tetorit.

 

Advertisement

Presidenti palestinez Abu Mazen “përshëndeti” marrëveshjen “humanitare” të arritur midis Hamasit dhe Izraelit, ndërsa bëri thirrje për “zgjidhje më të gjera” për konfliktin izraelito-palestinez. 

 

Po ashtu, Yair Lapid, udhëheqësi i opozitës izraelite tha se “mbështet” marrëveshjen për lirimin e disa prej pengjeve të votuar nga ekzekutivi izraelit mbrëmjen e te martes.

 

Advertisement

Duke theksuar se rreth 200 pengje do të mbesin ende në duart e Hamasit në Gaza, Lapid tha në platformen X se “Izraeli ka detyrimin suprem të vazhdojë të punojë për të sjellë të gjithë pengjet në shtëpi.”

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy