Pasi përfundoi afati i 31 gushtit për tërheqjen e trupave amerikane nga Afganistani, një dilemë e madhe për mbarë opinionin ishte lënia pas e qytetarëve të cilët e kishin të pamundur të afroheshin në aeroportin e Kabulit.
Burime nga zyrtarë të mbrojtjes konfirmuan për CNN se ushtria amerikane negocioi një marrëveshje të fshehtë me talebanët që çoi në shoqërimin e grupeve amerikane në portat e aeroportit të Kabulit nga vetë luftëtarët që tashmë kontrollojnë vendin.
Një nga zyrtarët zbuloi se forcat speciale amerikane hapën një “kalim sekret” në aeroport dhe krijuan “qendra thirrjeje” për të udhëhequr amerikanët përmes procesit të evakuimit.
Zyrtarët tregojnë se qytetarët amerikanë ishin njoftuar të mblidheshin në “pikat e grumbullimit” të paracaktuar pranë aeroportit, ku talebanët do të kontrollonin kredencialet e tyre dhe do t’i çonin në një distancë të shkurtër në një portë të drejtuar nga forcat amerikane.
Të gjithë këto operacione u zhvilluan në sekret të plotë për shkak të ndjeshmërisë së çështjes si dhe hezitimit të talebanëve për të vepruar nga frika e kërcënimeve për sulme nga militantët e ISIS-K.