Pedagogu Mark Marku është i mendimit që opozita duhet të përgatitet për t’u futur në zgjedhje në çfarëdo rrethane, megjithëse ai i mëshon idesë se duhet të krijohet një qeveri teknike për të zgjidhur problemet.
I ftuar në emisionin ‘Opinion’, Marku tha se megjithatë, se në këto kushte të reja të krijuara, kushdo që mendon të manipulojë zgjedhjet do ta çonte vendin në luftë civile.
Marku: Nëse duhet ta zgjidhim problemin duhet të krijojmë një qeveri teknike.
Fevziu: Nëse Rama nuk e krijon qeverinë teknike, a duhet të shkojë opozita në zgjedhje?
Marku: Patjetër që opozita duhet të përgatitet të hyjë në zgjedhje në çdo rrethanë. Opozita është një trupë e madhe në Shqipëri, si kudo në botë.
Nëse dikujt i shkon mendja të manipulojë zgjedhjet sidomos në këto kushte do të çojë vendin në luftë civile.
Duhen marrë parasysh rrethanat e reja dhe opozita duhet t’i shfrytëzojë këto rrethana të reja .
E para nga njëra anë t’u japë alternativë qeverisjeje shqiptarëve.
Unë jam kundër idesë që të bëhen në shtator a tetor, pranvera është zgjidhja më e mirë. Unë do doja që në kodin zgjedhor të saktësohet: tre muaj para të krijohet një qeveri që administron zgjedhjet.
Dhe kjo do na bënte që për nja 10 vjet të harronim vesin e vjedhjes së zgjedhjeve.