Pedagogu Mark Marku thotë se me shembjen e Teatrit Kombëtar, Edi Rama ka sfiduar qytetarët, duke iu treguar se aim und të bëjë ç’të dojë.

Sipas Markut, nga sot Edi Rama nuk është më kryeministër i vendit, por një gangëster, të cilit duhet t’i përgjigjemi me të njëjtën monedhë.

“Edi Rama na ka sfiduar hapur. Në orët e para të mëngjesit teksa ka shembur godinën e Teatrit Kombëtar duke përfituar nga errësira, nga karantina, nga gjumi ynë ka zbritur në mes të Tiranës me gjithë arrogancën e organizatës mafioze që përfaqëson dhe ka realizuar ëndrrën e tij, projektin e tij të shpallur ditë pas dite në këto shtatë vjet qeverisje: vendosjen e shtetit diktatorial të mafias.

I ka shembur të gjitha iluzionet e një gjysme demokracie, i ka shqyer të gjitha maskat e një pseudoshteti ligjor, i ka lënë mënjanë të gjithë skrupujt. Ka hequr edhe iluzionin e fundit të atij që thoshte se ndoshta në një moment mund t’i kthehej arsyeja, se mund të tërhiqej nga projektet mafioze, se do të shkundej nga deliri autoritar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Tashmë ai nuk është më kryeministri i vendit, nuk është në kryetari i PS-së, nuk është më politikani, është thjeshtë gangsteri i zbritur në shesh që zgërdhihet përballë artistëve dhe aktivistëve të rezistencës heroike për mbrojtjen e teatrit, përballë kritikëve, qytetarëve të irrituar, opozitës, presidentit të Republikës, drejtësisë, ambasadave të huaja dhe thotë po unë mundem: unë e shemb teatrin dhe shtetin ligjor, unë e kthej në rrënoja demokracinë shqiptare, unë ju rrah, ju fus në burg, ju heq të drejtat, bëj c’të më dojë qejfi. Po ju a mundeni?

Cosa Nostra ka dalë në rrugë edhe pse Europa nostra është e trishtuar. Këtu tashmë gjithçka është e qartë. Problemi është nëse do t’i përgjigjemi sfidës së tij apo do të nënshtrohemi. Në këtë kuptim ai i ka bërë të qarta rregullat e tij. Shoqëria, opozita, grupet e ndryshme duhet t’i ndryshojnë edhe ata rregullat e lojës. Duhet të përgjigjen me të njëjtën mënyrë. Gjithçka tjetër është nënshtrim.

Tani nuk ka më politikë. Tani duhet krijuar fronti i përbashkët i rezistencës qytetare. Me të gjithë ata që ndjehen të kërcënuar nga shtetit gangster. Fronti i qëndresës qytetare duhet zgjeruar me të gjithë ata që duan t’i përgjigjen sfidës së shtetit gangster, që e pranojnë sfidën e tij. Edi Rama na i ka sqaruar gjërat, për sot e për nesër, përgjithmonë. Ose rezistojmë ose nënshtrohemi. Sot është vonë, nesër do të jetë edhe më vonë, pasnesër…. Unë për vete e pranoj sfidën”, shkruan profesor Marku.

(TemA)

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";