Qeveria e Shkupit ka vendosur hapjen e kufijve megjithëse se ka një numër të lartë të të prekurve. Ky vendim përjashton aeroportet, pasi parashikohen që të hapen në një kohë të dytë.
Për të hyrë në Maqedoninë e Veriut edhe më tej është e detyrueshme të paraqitet një test i vlefshëm PCR, jo më i vjetër se 72 orë, dhe duhet vetizolim i obligueshëm prej 14 ditëve. Mbetet në fuqi po ashtu edhe masa e nënshkrimit “Deklaratë e vetë-izolimit të detyrueshëm për 14 ditë”.
Të gjithë ata që do të hyjnë në vend dhe nuk posedojnë test negativ të koronavirusit, do të dërgohen në karantinë shtetërore. Ky vendim nuk do të vlejë vetëm për turistët e huaj që do të tranzitojnë dhe vendin duhet të lëshojnë për 5 orë në cilindo kalim kufitar.
Pra edhe shtetas shqiptar që duan të kalojnë kufirin në shtetin kufitar nuk do të lejohen të kalojnë, pa pasur më parë një certifikatë të posaçme.
Qeveria, sipas Alsat TV, miratoi dekret me fuqi ligjore i cili lejon punën e hoteleve dhe bujtinave nga 22 qershori. Janë bërë gati edhe protokollet. Përpos kujdesit të përditshëm të higjienës, në hotele do paguhet vetëm me kartela, domosdoshmërish duhet të ketë distancë mes tavolinave, ndërsa vetëshërbimi është i ndaluar. Gjithashtu nevojitet edhe distancë mes mysafirëve dhe personelit në recepcion. Në hapësirat e përbashkëta ku shërbehet ushqimi duhet të ketë numër të kufizuar të njerëzve, mos të ketë grupime dhe aktivitete të ngjashme që mund të jenë të rrezikshme në kohë pandemie.
Rregullat për hotelet
– Mbrojtës nga plastika transparente në recepcion
– Vizitori së bashku me çelësin merr fletushkë me këshilla për mbrojtje dhe protokoll për qëndrimin e tij
– Mirëmbajtja e përditshme e higjienës së hapësirave publike dhe dhomave
– Pagesa me kartelë kreditore si shkallë e mbrojtjes
– Shërbimi i ushqimit me “vetëshërbim” nuk lejohet
– Nuk lejohet shërbimi i mysafirëve në banak dhe tavolina në këmbë
– Distanca midis karrigeve nga tavolinat afër duhet të jetë 1,5 deri 2 metër
– Një tryezë me katër karrige mund të ulen dhe të shërbehen maksimum dy persona.