Po kështu janë konfirmuar 4 vdekje; viktimave ishin të moshave nga 58 deri në 84 vjeç. Komisioni i Sëmundjeve Infektive të enjten do të diskutojë gjendjen pas shtimit të rasteve me Covid-19 dhe nuk e përjashton mundësinë e paraqitjes së propozimit në qeveri për aplikimin e masave kufizuese, sidomos gjate fundjavës kur besimtarët ortodoksë shënojnë një festë fetare.
Megjithatë, Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe pretendon se virusi për momentin nuk e ka fuqinë e njejtë, si në fillim të pandemisë, dhe se të gjithë të infektuarit janë në gjendje të qëndrueshme.
Ai gjithashtu thekson se numri i lartë i rasteve është edhe rezultat i numrit të lartë të testeve që po kryhen në Maqedoninë e Veriut. Që nga fillimi I pandemisë, në vendin fqinj kanë humbur jetën prej saj 145 persona, ndërsa të infektuarit janë gati 2.500.