Finalja e kompeticinit më të bukur për futbollin europian, Uefa Champions League  po ndihet jo pak kur kanë mbetur dhe 2 ditë nga ky duel spektakolar.Manchester City apo Chelsea , cili do jetë skuadra që do të rëmbejë trofeun  më të rëndëishëm në futbollin elitar ? !

Kampionët e Anglisë kanë akoma shijen e fitores së titullit kampion  dhe vijnë me një motivim maksimal për tiu shtuar sukseseve të mëdha të klubit në vitet e fundit, qershinë mbi tortin, të vetmin trofe që i mungon Citit dhe udhërrefyesit te tyre Pepe Guardiola .

Pika e fortë e skuadrës së Guardioës është pa diksutim  sulmi por nëse do ti referohemi statistikave në ndeshjet e Champions,  bie në sy se është shtuar dhe  qëndrueshmëria  në  mbrojte , me vetëm katër gola të pësuar në 12 ndeshjet e luajtura deri më tani.  Suksesi ndaj PSG  në gjysmëfinale me siguri ka dëbuar çdo dyshim në lidhje me aftësinë e City-t për ti shkuar deri në fund  objektivit Champions dhe për tu bërë skuadra favorite për të fitur këtë kompeticion . Për Qytetarët, kjo është herë e parë që shkojnë kaq larg në Champions ndërsa  behen ekipi 9 anglez që paraqitet në një finale të Kupës Evropiane, më shumë se çdo vend tjetër.

Nga ana tjetër  nuk mund të thuhet e njejta gjë për Blutë e Londrës që prekin për herën e tretë Finalen e Ligës së Kampionëve ndërsa është hera e katërt që ndeshenn ne një finale Europe me një ekip anglez.Megjithatë të  drejtuar nga trajneri Tomas Tuhel duket se kanë fituar atë siguri që i mungonte prej kohësh.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Këtë sezon , Chelsea regjistron vetëm 4 humbje në të gjitha kompeticinet që kur drejtimin e skuadrës e mori  trajneri gjerman,  që i ka ndryshuar  kështu  fytyrën londineze. Në fakt përballja e  tyre e fundit  ishte në FA Cup kur sërish Skuadra e Tuhel fale golit të vetëm të Zijek, mirëpo dueli i Dragos ka tjetër specifike.

Lajm i mirë është padiskutim rikthimi i tifiozeve në finalen më të rëndësishme të vitit, 17 mijë të tillë, që do të na rikthejne plotësosht në atmosferen fantastike të kësaj lohje magjike

 

Finalja e Champions League do të luhet këtë të shtunë në 29 maj në orën 21:00 ndërsa si gjithmonë mund të shijohet vetëm në VIZION PLUS dhe Tring.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";