Finalja e kompeticinit më të bukur për futbollin europian, Uefa Champions League po ndihet jo pak kur kanë mbetur dhe 2 ditë nga ky duel spektakolar.Manchester City apo Chelsea , cili do jetë skuadra që do të rëmbejë trofeun më të rëndëishëm në futbollin elitar ? !
Kampionët e Anglisë kanë akoma shijen e fitores së titullit kampion dhe vijnë me një motivim maksimal për tiu shtuar sukseseve të mëdha të klubit në vitet e fundit, qershinë mbi tortin, të vetmin trofe që i mungon Citit dhe udhërrefyesit te tyre Pepe Guardiola .
Pika e fortë e skuadrës së Guardioës është pa diksutim sulmi por nëse do ti referohemi statistikave në ndeshjet e Champions, bie në sy se është shtuar dhe qëndrueshmëria në mbrojte , me vetëm katër gola të pësuar në 12 ndeshjet e luajtura deri më tani. Suksesi ndaj PSG në gjysmëfinale me siguri ka dëbuar çdo dyshim në lidhje me aftësinë e City-t për ti shkuar deri në fund objektivit Champions dhe për tu bërë skuadra favorite për të fitur këtë kompeticion . Për Qytetarët, kjo është herë e parë që shkojnë kaq larg në Champions ndërsa behen ekipi 9 anglez që paraqitet në një finale të Kupës Evropiane, më shumë se çdo vend tjetër.
Nga ana tjetër nuk mund të thuhet e njejta gjë për Blutë e Londrës që prekin për herën e tretë Finalen e Ligës së Kampionëve ndërsa është hera e katërt që ndeshenn ne një finale Europe me një ekip anglez.Megjithatë të drejtuar nga trajneri Tomas Tuhel duket se kanë fituar atë siguri që i mungonte prej kohësh.
Këtë sezon , Chelsea regjistron vetëm 4 humbje në të gjitha kompeticinet që kur drejtimin e skuadrës e mori trajneri gjerman, që i ka ndryshuar kështu fytyrën londineze. Në fakt përballja e tyre e fundit ishte në FA Cup kur sërish Skuadra e Tuhel fale golit të vetëm të Zijek, mirëpo dueli i Dragos ka tjetër specifike.
Lajm i mirë është padiskutim rikthimi i tifiozeve në finalen më të rëndësishme të vitit, 17 mijë të tillë, që do të na rikthejne plotësosht në atmosferen fantastike të kësaj lohje magjike
Finalja e Champions League do të luhet këtë të shtunë në 29 maj në orën 21:00 ndërsa si gjithmonë mund të shijohet vetëm në VIZION PLUS dhe Tring.