Gjykata e Apelit e Malit të Zi e ka rrëzuar vendimin, me të cilin 13 persona të akuzuar për përpjekje për terrorizëm, përfshirë udhëheqësit e Frontit Demokratik (DF) në pushtet, Millan Knezheviq dhe Andrija Mandiq, janë dënuar me gati 70 vjet burg.

“Paneli e ka shfuqizuar aktgjykimin e shkallës së parë sepse në procedurën e sjelljes së tij, si dhe në vetë aktgjykimin, ishin bërë shkelje të konsiderueshme të dispozitave të procedurës penale, për shkak të së cilave as konkluzionet faktike dhe as ato juridike, nuk mund të pranoheshin në vendimin e shkallës së parë, si në raport me ekzistimin e veprave penale për të cilat të akuzuarit u shpallën fajtorë e po ashtu as në raport me ekzistimin e fajësisë së tyre për ato vepra”, thuhet në komunikatën e Gjykatës së Apelit të Malit të Zi.

Duke vendosur në procedurën e shkallës së dytë lidhur me ankesat e theksuara kundër vendimit gjyqësor të departamentit special të Gjykatës së Lartë në Podgoricë, kolegji i Gjykatës së Apelit i ka cilësuar të vlefshme ankesat e avokatëve mbrojtës të të akuzuarve, si dhe ankesën e të akuzuarit Bratisllav Dikiq, në pjesën me të cilën të akuzuarit Eduard Shismako, dhe Vlladimir Popov ishin shpallur fajtorë për kryerjen e veprës penale të krijimit të një organizate kriminale, ndërkaq që të akuzuarit Bratisllav Dikiq, Predrag Bogiqeviq, Nemanja Ristiq, Kristina Hristiq, Branka Miliq, Milan Dushiq, Dragan Maksiq, Srboljub Gjorgjeviq, Mihaillo Çadjenoviq, Andrija Mandiq dhe Milan Knezheviq që kanë kryer të njëjtën vepër penale.

Lënda është kthyer për rigjykim në Gjykatën e Lartë në Podgoricë, por para një paneli të ndryshuar plotësisht.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Paneli gjithashtu vendosi të heqë paraburgimin për të akuzuarin Bratisllav Dikiq dhe ta lirojë atë menjëherë.

Tentimi për të bërë puç në Mal të Zi ka ndodhur në ditën e zgjedhjeve parlamentare, në nëntor të vitit 2016, kur shërbimet malazeze të sigurisë arrestuan disa dhjetëra shtetas të Serbisë, të cilët dyshoheshin për përpjekje për të kryer veprime terroriste, në mënyrë që të përmbysnin qeverinë me një ndërhyrje të dhunshme në Parlamentin e Malit të Zi, si dhe për kapjen ose likuidimin e kryeministrit të atëhershëm, Millo Gjukanoviq.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, e cila ishte ngritur kundër dy shtetasve rusë, tre shtetasve malazezë dhe nëntë shtetasve serbë, qëllimi ishte që të parandalohej që Mali i Zi të bashkohej me aleancën e NATO-s.

Shtetasit rusë Eduard Shishmakov dhe Vladimir Popov, janë paditur në aktakuzë si organizatorë dhe financues të përpjekjeve për terrorizëm dhe përmbysjes me dhunë të Qeverisë në Malin e Zi. Ata nuk ishin të qasshëm për gjyqësorin e Malit të Zi, por në deklaratat me shkrim ata hodhën poshtë pretendimet në aktakuzë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Për përpjekje për terrorizëm ishin të akuzuar pjesëtarët e lëvizjeve të djathta ekstreme serbe, Predrag Bogiqeviq dhe Nemjanja Ristiq, të cilët Serbia kishte refuzuar që t’i ekstradojë.

Për terrorizëm në tentativë është akuzuar edhe gjenerali i pensionuar i policisë serbe, Bratisllav Dikiq, i cili është në paraburgim që nga dita e arrestimit të tij, por që nuk e ka pranuar akuzën për pjesëmarrje në përpjekjen për terrorizëm.

Qeveria e mëparshme, e udhëhequr nga Partia Demokratike e Socialistëve, akuzoi gjithashtu Rusinë për një përpjekje për grusht shteti, në vitin 2016, të cilën Moska e mohoi./ REL

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";