Një ngjarje e rrallë ka ndodhur në Indi. Një majmun i alkoolizuar ka vrarë një person dhe ka plagosur 250 të tjerë pasi u tërbua kur i mbaroi furnizimi me pije.

Majmuni i njohur me emrin Kalua ishte kafsha shtëpiake e një magjistari, i cili i jepte të pinte pije alkoolike. Kur pronari i tij vdiq, kafsha nuk kishte më për të pirë dhe nisi të dilte rrugëve i tërbuar.

Kalua sulmonte gratë, vajzat dhe fëmijët në veçanti, duke bërë që shumë prej tyre të kishin nevojë për ndërhyrje plastike, pasi majmuni i kafshonte në fytyrë. Një prej të plagosurve humbi jetën.

Sipas IANS, kafsha është kapur dhe do të mbahet përjetë i mbyllur në një kopsht zoologjik, larg majmunëve të tjerë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";