Maduro “çudit” botën, vendos që Krishtlindjet t’i festojë në 1 tetor

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Maduro “çudit” botën, vendos që Krishtlindjet t’i festojë në 1 tetor

Nicolas Maduro, Presidenti i Venezueles i cili ndëkrombtarisht njihet si “Diktatori” ka bërë sërish jehonë në mediat botërore për shkak të një tjetër vendimi të çuditshëm.

Këtë vit Maduro ka vendosur që të ndryshojë datën e festimit të Krishtlindjeve.

Maduro ka vendosur që këtë vit Krishtlindjet të festohen në datë 1 tetor dhe jo më 25 Dhjetor, datë kur festohet në të gjithë botën.

“Është shtator dhe tashmë ka erë Krishtlindjesh. Kjo është arsyeja pse këtë vit, në mirënjohje ndaj jush, unë do të dekretoj avancimin e Krishtlindjeve në 1 tetor’, tha ai.

Advertisement

Udhëheqësi autoritar i Venezuelës, i cili po përballet me atë që ekspertët e quajnë sfidën më të madhe politike të sundimit të tij të trazuar 11-vjeçar, u premtoi të gjithë venezuelianëve një Krishtlindje të “paqes, lumturisë dhe sigurisë”.

Kjo nuk është iniciativa e parë e këtij lloji: në vitin 2020, presidenti shpalli fillimin e festave më 15 tetor, dhe në 2021 e çoi atë në 4 tetor.

Gjatë javëve para Krishtlindjeve, qeveria venezueliane zakonisht intensifikon ndihmën dhe bonuse, veçanërisht nëpërmjet shpërndarjes së pakove ushqimore, praktikë kjo që filloi në vitet më të këqija të krizës ekonomike.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy