Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë në një kompromis për të realizuar rrugëtimin e tyre drejt Bashkimit Evropian, sipas presidentit francez, Emmanuel Macron. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një vizitë në Paris, ku është pritur nga presidenti francez Emmanuel Macron. Në një konferencë të përbashkët para takimit, kreu i Francës i bëri thirrje dy vendeve të zgjidhin çështjet e mbetura pezull sa më shpejt.
EMMANUEL MACRON
PRESIDENT I FRANCËS
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";“Franca ka qenë vendi i parë që e ka njohur Kosovën. Që nga ajo kohë Franca ka dhënë mbështetje për zhvillimin ekonomik dhe për të arritur konsolidimin për kulturën si edhe sigurinë. Dje kemi pasur takim me ministrin e Punëve të Brendshme. Unioni Europian ka një projekt që promovon shtetin e së drejtës dhe qeverisë. Unë i ftoj Kosovën dhe Serbinë për tu angazhuar si evropianë në gjetjen e një kompromisi që do t’i bëjë Beogradin dhe Prishtinën të kthehen drejt një të ardhmeje evropiane.”
Evropa, sipas Kurtit, është bashkimi më i mirë për t’i hedhur bazat për një marrëveshje afatgjatë.
“Tanimë realiteti ri ka përbërës të rinj. Ju siguroj se po i ndjekim nga afër zhvillimet e fundit në Bruksel sidomos vizitën e presidentit amerikan (Joe Biden) dhe bisedat me udhëheqësit e shteteve evropiane, të BE-së dhe më gjerë. Ne besojmë se një situatë e re politike po krijohet, një situatë e menduar më mirë me pjesëmarrje më të artikuluara dhe drejtëpeshuara dhe një besim më të lartë. Si kryeministër dhe qeveri jemi angazhuar për paqe, mirëqenie integrimin e dhe zhvillimin e vendit.”
Kurti është pritur në Pallatin Elysee me nderime të larta shtetërore.