Mbrëmjen e së martës presidenti francez Emmanuel Macron u takua në Berlin me kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe presidentin polak, Andrej Duda.
Trekëndëshi i Vajmarit, sikurse quhet formati i bisedimeve midis tre vendeve, ekziston prej 30 vitesh, por pas një pauze shumë të gjatë, u riaktivizua sërish për të diskutuar krizën ne Ukrainë.
Në një konferencë për shtyp, liderët deklaruan se gjenden në situatën më të vështirë që nga viti 1989 ndërsa u zotuan se do të qëndrojnë të bashkuar për të ulur tensionet.
EMMANUEL MACRON
AdvertisementPRESIDENT I FRANCES
“Pas negociatave të nivelit të lartë që pata në Moskë dhe Kiev, shikoj rrugë përpara në zgjidhjen e krizës. Dialogu me Kremlinin, duhet të vazhdojë pasi kjo është mënyra e vetme për të ulur frikën se Rusia do ta pushtojë Ukrainën. Na duhet të gjejmë mënyra që bashkërisht të angazhohemi në dialog të fuqishëm me Rusinë.”
Në të njëjtën linjë u shprehën edhe kancelari gjerman, si dhe kreu i shtetit polak.
OLAF SCHOLZ
AdvertisementKANCELAR I GJERMANISE
“Jemi të bashkuar në qëllimin e mbajtjes së paqes në Evropë përmes diplomacisë dhe vullnetin e përbashkët për të vepruar në tërësi. Ne duhet të gjejmë mënyra dhe mjete së bashku për t’u angazhuar në një dialog të fortë me Rusinë.”
Vendet baltike janë në të njëjtën linjë si Polonia sa i përket marshimit të trupave ruse, duke e quajtur kërcënim të paprovokuar.
ANDRZEJ DUDA
PRESIDENT I POLONISE
Advertisement
“Na duhet të gjejmë zgjidhje për të shmangur luftën. Aktualisht kjo është detyra jonë kryesore. Besoj se do t’ia dalim. Ne kemi nevojë për unitet dhe solidaritet dhe nuk duhet të bëjmë asnjë hap prapa dhe besoj se i kemi mjetet e nevojshme”.
Nëse Rusia pushton Ukrainën, kjo nuk do të ishte hera e parë. Në vitin 2014, Moska aneksoi gadishullin ukrainas të Krimesë ndërsa vijon të mbështesë rebelët në konfliktet në rajonet lindore të Ukrainës, në të cilat kanë humbur jetën rreth 14,000 persona.