Presidenti francez, Emmanuel Macron është shprehur se sulmi i Rusisë mbi Ukrainë është një “pikë kthese” në historinë europiane.

Në një deklaratë për median vendase, Macron u shpeh se Franca do të qëndrojë krah Ukrainës. Macron shtoi se veprimet e Rusisë do të kenë pasoja “afatgjata dhe të rënda” për kontinentin.

“Duke zgjedhur luftën, presidenti Putin nuk sulmoi vetëm Ukrainën,” tha ai.  Ai e filloi fjalimin duke përshëndetur guximin dhe vendosmërinë e popullit ukrainas. “Liria e tyre është e jona,” tha ai.

“Këto ngjarje do të kenë pasoja të gjata dhe të mëdha në jetën dhe  gjeopolitikën e kontinentit tonë.” “Sanksionet e vendosura ndaj Rusisë do të jenë në përpjesëtim me agresionin për të cilin ajo është fajtore”, tha Macron.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Macron shtoi gjithashtu se sanksionet europiane do të synojnë sektorin ushtarak, ekonomik dhe energjitik të Rusisë.