Presidenti francez, Emmanuel Macron është shprehur se sulmi i Rusisë mbi Ukrainë është një “pikë kthese” në historinë europiane.
Në një deklaratë për median vendase, Macron u shpeh se Franca do të qëndrojë krah Ukrainës. Macron shtoi se veprimet e Rusisë do të kenë pasoja “afatgjata dhe të rënda” për kontinentin.
“Duke zgjedhur luftën, presidenti Putin nuk sulmoi vetëm Ukrainën,” tha ai. Ai e filloi fjalimin duke përshëndetur guximin dhe vendosmërinë e popullit ukrainas. “Liria e tyre është e jona,” tha ai.
“Këto ngjarje do të kenë pasoja të gjata dhe të mëdha në jetën dhe gjeopolitikën e kontinentit tonë.” “Sanksionet e vendosura ndaj Rusisë do të jenë në përpjesëtim me agresionin për të cilin ajo është fajtore”, tha Macron.
Macron shtoi gjithashtu se sanksionet europiane do të synojnë sektorin ushtarak, ekonomik dhe energjitik të Rusisë.