Presidenti francez, Emmanuel Macron fiton mandatin e dytë qeverisë. Në zgjedhjet e të dielës, Macron mposhti rivalen e tij të esktremtit të djathtë Marine Le Pen.

 

Sipas exitpolleve, shefi i Elysée siguroi 57 deri në 58% të votave. Ndërkohë Le Pen pranoi humbjen ndëdrsa theksoi se do ta vazhdojë betejën politike kundër Macron në zgjdhjet parlametare të qershorit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Francezët treguan sot një dëshirë për një kundërpeshë të fortë ndaj Emmanuel Macronit, për një opozitë që të vazhdojë t’i mbrojë ata”, deklaroi  ajo para mbështetësve të saj pas daljes së rezultateve të sondazheve.

 

Nëse parashikimet konfirmohen nga rezultatet zyrtare, atëherë Macron do të jetë presidenti i parë francez që në 20 vitet e fundit fiton një mandatë të dytë, që pas Zhak Shirakut në vitin 2002.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sondazhet e ditëve të fundit kishin treguar se Macron kishte një epërsi të ndjeshme dhe në rritje, ndërsa analistët kishin thënë se kandidataja Le Pen pavarësisht përpjekjeve për të zbutur imazhin e saj mbetej e papreferueshme për shumë votues.