Qytetarët francezë i janë drejtuar këtë të dielë kutive të votimit për të shprehur vullnetin e tyre në raundin e dytë e zgjedhjeve parlamentare.
Partia e presidentit Emmanuel Macron “Ensemble” po garon kundër aleancës se majtë të ish-kandidatit për president, Zhan Luc Melenshon , “NUPES”, që përfshin socialistët dhe të gjelbrit.
Premtimi kryesor i këtyre të fundit, është ulja e çmimeve dhe stabilizimi i tregjeve të goditura për shkak të luftës në Ukrainë.
Kreu i qeverisë franceze rrezikon të humbë shumicën absolute në Asamble.
Sipas sondazheve paraprake Macron mund të fitojë 225 vende nga 305 që ka parlamenti, ndërsa për të siguruar shumicën nevojiten 289.
Në raundin e parë të dyja aktorët kryesore politike kishin afërsisht një numër të njëjtë votash. Macron arriti të sigurojë 25,8%, ndërsa aleanca e re e majtë 25,7% te votave.
Nëse Macron e humb shumicën absolute , kjo do t’i vështirësonte qeverisjen dhe realizimin e projekteve.