Presidenti francez Emanuel Macron nuk i ka shpëtuar incidenteve të pahijshme në publik.
Së fundmi, një i ri e goditi me vezë presidentin francez, ndërsa ky i fundit ishte duke vizituar një panair restorantesh dhe hotelesh në qytetin juglindor të Lyon, të hënën.
Pas sulmit mësohet se Macron deklaroi se: “Nëse ai ka diçka për të më thënë, le të vijë. Unë do të shkoj ta takoj atë më vonë”.
Advertisement