Presidenti francez Emmanuel Macron u zotua sot të jetë në detyrë deri në maj 2027, kur i mbaron mandati, edhe nëse kampi i tij politik e gjen veten të cenueshëm nga e djathta ekstreme, një javë para zgjedhjeve parlamentare.

Veç kësaj, presidenti francez pranoi se mënyra e qeverisjes ka nevojë ndryshime të thella pas zgjedhjeve parlamentare.

“Qeveria e ardhshme, e cila do të pasqyrojë domosdoshmërisht votën tuaj, do të mbledhë së bashku, shpresoj, republikanë nga spektra të ndryshëm, të cilët do të dinë me guximin e tyre të kundërshtojnë ekstremet”, tha Macron në një letër të hapur drejtuar qytetarëve francezë. /vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";