Presidenti francez Emmanuel Macron kërkoi një shpjegim të shpejtë nga Rusia mbi “tentativën për vrasje” të kritikut të Kremlinit, Alexei Navalny.
Duke folur në mbledhjen vjetore të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Macron paralajmëroi Moskën se do të ketë pasoja nëse nuk arrin të sigurojë një shpjegim “të shpejtë” për helmimin.
Autoritetet shëndetësore gjermane konfirmuan se Navalny është helmuar me një agjent nervor të quajtur Novichok.
Ekipi i Navalny tha se politikani u helmua në dhomën e tij të hotelit në qytetin siberian Tomsk dhe jo në aeroport, siç dyshohej më herët. Ekipi informoi se ata morën gjithçka që mundën nga dhoma e hotelit ditën që ai u sëmur. Laboratori gjerman gjeti gjurmë të agjentit Novichok në shishet e mbledhura nga dhoma e Navalny.
“Ky sqarim duhet të jetë i shpejtë, pasi ne do të zbatojmë linjat tona të kuqe”, paralajmëroi Macron.
The post Macron paralajmëron: Rusia të japë një shpjegim të shpejtë për helmimin e Navalnit appeared first on Vizion Plus.