Macron nuk pranon dorëheqjen e kryeministrit: Për momentin do të vazhdojë detyrat

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Macron nuk pranon dorëheqjen e kryeministrit: Për momentin do të vazhdojë detyrat

Presidenti francez Emmanuel Macron nuk e pranoi dorëheqjen e kryeministrit Gabriel Atal.

Macron i kërkoi Atal-it të vazhdojë për momentin në detyrat e tij kryeministrore për të “siguruar stabilitetin e vendit”, sipas Champs Elysees.

Kujtohet se kjo është një periudhë e vështirë për Francën pasi në pak javë nisin Lojërat Olimpike në Paris, një periudhë veçanërisht e rëndësishme për vendin dhe pozicionin e saj në skenën botërore.

Dje, Gabriel Attal njoftoi se do të largohej pas vlerësimeve të para të rezultateve, por tregoi se do të vazhdojë të kryejë detyrat e tij për aq kohë sa të jetë e nevojshme. Ai po ashtu deklaroi se shpallja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare nuk ishte zgjedhja e tij, por u shpreh i kënaqur që në Asamblenë e re Kombëtare nuk mund të formohet ndonjë shumicë absolute nga forcat ekstreme politike.

Advertisement

Ai shprehu gjithashtu kënaqësinë që fraksioni i afërt me presidentin Macron rezistoi dhe zgjodhi tre herë më shumë deputetë nga sa kishin parashikuar disa sondazhe.

Presidenti francez, nga ana e tij, pas publikimit të vlerësimeve të para, tha se “presidenti si garantues i institucioneve tona do të respektojë zgjedhjen e francezëve”. /vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy