Macron: Nuk ka asnjë plan për një bashkëqeverisje me partinë e Melanchon

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Macron: Nuk ka asnjë plan për një bashkëqeverisje me partinë e Melanchon

Presidenti francez Emmanuel Macron, duke folur sot në kabinetin francez, tha se nuk bëhet fjalë për bashkëqeverisje mes partisë së tij dhe partisë së drejtuar nga Jean-Luc Mélenchon.

“Fakti që ne tërhoqëm shumë kandidatë në mënyrë që e djathta ekstreme të mos marrë një shumicë absolute në Asamblenë Kombëtare nuk do të thotë se ne synojmë të bëjmë aleancë me ata”, mësohet të ketë thënë presidenti francez.

Në të njëjtën kohë, kryeministri Gabriel Attal siguroi gjithashtu se fraksioni i Macron nuk po shqyrton mundësinë e bashkëqeverisjes me Francën e Pabindur. Megjithatë, ai nuk përjashtoi mundësinë e krijimit, pas raundit të dytë të zgjedhjeve parlamentare, të një mazhorance të gjerë qeverisëse që do të përbëhet nga e djathta tradicionale te ambientalistët dhe socialistët./vizionplus.tv/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy