Presidenti francez Emmanuel Macron do të takohet me Vladimir Putin të hënën në Moskë dhe nje më vonë me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Kiev.
Një hap i mëtejshëm diplomatik ky, i liderit francez në një përpjekje për të shkaktuar një de-përshkallëzim në krizën ukrainase dhe që pason një sërë kontaktesh telefonike, të cilat janë intensifikuar ditët e fundit me homologët e tij rusë dhe ukrainas, si dhe me presidentin amerikan Joe Biden. .
Putin dhe Macron folën te enjten ne mbremje në telefon për krizën në Ukrainë. Kjo është telefonata e tretë e javës mes të dyve, sipas raporteve nga agjecia e lajmeve Tass.
Te enjten ne mbremje, sipas raportimeve nga burimet e pallatit presidencial francez Elysée, Macron foli për 45 minuta me Putinin dhe për rreth një orë me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.
“Të dy diskutimet – vijojnë burimet – vijnë në një kontekst konsultimi të vazhdueshëm midis partnerëve dhe aleatëve evropianë. Ato janë pjesë e vendosmërisë së presidentit francez për të vazhduar dialogun për të identifikuar elementët që duhet të çojnë në një de-përshkallëzim te krizes”. “Bisedimet – vazhdojnë burimet e presidencës franceze – u përqendruan në dy prioritete. E para, për të kapitalizuar progresin e fundit të formatit të Normandisë për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme në Donbass. E dyta, për të filluar bisedën për kushtet e ekuilibrit strategjik në Evropë/”
Presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin, nderkohe ndodhet në Pekin për Lojërat Olimpike Dimërore, gje e cila u be e ditur nga televizioni shtetëror kinez./Ansa