Macron në Ukrainë: Franca do të bëjë gjithçka për ndërmjetësimin e krizës me Rusinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Macron në Ukrainë: Franca do të bëjë gjithçka për ndërmjetësimin e krizës me Rusinë

“Franca është e vendosur të bëjë gjithçka që është e mundur për të vazhduar përpjekjet ndërmjetësuese në lidhje me Rusinë dhe Ukrainën”.

Kështu u shpreh presidenti francez, Emmanuel Macron, pas takimit prej 3 orësh me homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky.

Presidenti francez shtoi se zgjidhjet konkrete dhe praktike ishin të mundura për t’i dhënë fund krizës midis Rusisë dhe Perëndimit.

Macron vlerësoi gjakftohtësinë e Ukrainës, pavarësisht presionit mbi kufijtë e saj në këtë kohë krize.

Advertisement

Nga ana e tij, Zelenskyy tha në konferencën e përbashkët për shtyp me Macron se ai priste “shumë shpejt” një tjetër takim të të ashtuquajtur grupi i kontaktit të Normandisë, duke përfshirë Ukrainën, Rusinë, Francën dhe Gjermaninë.

Vizita e Macron të martën, erdhi një ditë pas takimit të tij të gjatë me Vladimir Putin, në përpjekje diplomatike për të qetësuar tensionet në ngecjen ushtarake midis Rusisë dhe Ukrainës.

Më vonë, Macron ka planifikuar të shkojë në Berlin për t’u takuar Olaf Scholz, pas kthimit të kancelarit gjerman nga vizita e tij në Uashington.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy