Presidenti francez, Emmanuel Macron gjatë një bisedë telefonike me presidentin e Rusisë, i tha këtij të fundit se lufta do t’i kushtonte shumë shtrenjtë Rusisë në planin afatgjatë.
Nga ana tjetër, udhëheqësi rus përsëriti vendosmërinë e tij për të siguruar neutralizimin dhe çarmatizimin e Ukrainës, qoftë në mënyrë diplomatike apo me armë.
“Ti po gënjen veten”, i tha Macron Putinit. Do t’i kushtojë shtrenjtë vendit tuaj, Rusia do të izolohet, do të dobësohet dhe do të goditet nga sanksionet për një kohë të gjatë”.
Advertisement