Presidenti francez ka vendosur të mbajë Gabriel Atal si kryeministër.
“Emmanuel Macron i kërkoi kryeministrit të tij të qëndrojë në detyrë për momentin për stabilitetin e vendit”, njoftoi Pallati Elysee.
Gabriel Attal shkoi në zyrën e Emmanuel Macron në mesditë për t’i dorëzuar atij dorëheqjen, siç bëri të ditur dje, të dielën.
I takon presidentit të Francës të pranojë ose jo dorëheqjen e kryeministrit.
Advertisement
Gabriel Atal tha dje se është i gatshëm të vazhdojë në detyrat e tij për aq kohë sa të jetë e nevojshme.
Gabriel Attal quitte Matignon pour se rendre à l’Élysée et présenter sa démission pic.twitter.com/YkVI4MZQAQ
— BFMTV (@BFMTV) July 8, 2024
Advertisement