Presidenti francez Emmanuel Macron nuk ka në plan të fusë sërish të gjithë Francën në karantinë.

Ndonëse rastet me koronavirus ditët e fundit po vijnë në rritje , Macron tha se nuk mund të mbyllet më gjithë vendi sepse pasojat në ekonomi janë të mëdha.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“I gjithë vendi nuk mund të mbyllet. Rreziku zero nuk ekziston kurrë. Vendi nuk mund të ndalet sepse dëmi i kolateralit është i konsiderueshëm. Unë e kuptoj ankthin që lidhet me viruin. Por ne nuk duhet të biem në doktrinën e rrezikut zero.”

Macron tha se ky është një fenomen tërësisht i ri epidemik. Ai kujtoi politikën shëndetësore që konsiston në testim, gjurmim, izolim dhe organizim të spitaleve.

Sipas tij, kjo është e vetmja mënyrë për të parandaluar përhapjen masive të koronavirusit. Këtu presidenti francez përfshiu edhe përdorimin e maskës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Macron: Franca nuk do të futet më në karantinë pavarësisht rritjes së rasteve appeared first on Vizion Plus.