Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas deklaroi se ishte optimist për mundësinë e një marrëveshje gjithëpërfshirëse në Europë për propozimin e kancelares Merkel dhe presidentit francez, Emmanuel Macron për të ashtuquajturin Fondi i Rimëkëmbjes.
“Jam plotësisht i bindur që Europa ka nevojë për një përgjigje të përbashkët ndaj krizës së koronavirusit”, theksoi Maas për ”Die Welt”.
“Ne prezantuam propozimin tonë për të bërë ta mundur një konsensus më të gjerë europian”, shtoi Maas duke theksuar se “në fund të të gjithë kësaj do të dalim me një avantazh”.
“Kjo është arsyeja pse unë jam shumë optimist për një marrëveshje gjithëpërfshirëse”, përfundon ai.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";