“Koka” e bandës së trafikut të drogës nga Irani, Aram Sheibani është dënuar me 37 vite burg.
40-vjeçari njihet për jetën e tij luksoze dhe kishte një pasuri më shumë se 5 milionë paund në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Spanjë.
Advertisement
Para dy vitesh, policia i gjeti 167 mijë paund, sasi që e kishte fshehur në një kasafortë brenda banesës së tij në Altrincham.
Në të gjitha pronat e tij, policia i sekuestroi 1,2 milionë paund, si dhe 1,3 milionë paund në kriptovaluta.
Advertisement
Sheibani njihej si një person që nuk hezitonte ta ekspozonte jetën e luksoze në rrjetet social.