Një ditë më parë, Aleksandër Lukashenko u betua si President i Bjellorusisë. Inaugurimi u krye në mënyrë të papritur dhe pa një njoftim paraprak.
Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell tha këtë të enjte se Bashkimi Evropian refuzon ta njohë Lukashenkon si President të Bjellorusisë.
Sipas tij, ky inaugurim bie në kundërshtim me vullnetin e pjesës më të madhe të popullsisë.
“BE-ja nuk i njeh rezultatet e manipuluara të zgjedhjeve në Bjellorusi. Rrjedhimisht, mandati i ri, i pretenduar nga Aleksander Lukashenko nuk ka asnjë legjitimitet demokratik”, tha Borrell.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
The post Lukashenko u betua në “fshehtësi” si President i Bjellorusisë/ BE: Nuk e njohim appeared first on Vizion Plus.