Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania dhe Polonia po synojnë të shkatërrojnë Bashkimin Evropian.

“Situata në kufirin perëndimor nuk është e lehtë. Kushtojini vëmendje vizitës së kryeministrit polak Mateusz Moraëiecki në Britani”, tha Lukashenko, raporton BelTa.

Ai është i sigurt se për dy vite polakët dhe britanikët duan të shkatërrojnë Bashkimin Evropian me sugjerimin e Uashingtonit. Lukashenko tha se Shtetet e Bashkuara nuk kanë nevojë për partnerë që mund të jenë të barabartë me ta.

Ai deklaroi se sapo BE prezantoi monedhën e saj, “kjo gjë përbënte një kërcënim për dollarin dhe filluan problemet në bllokun euroatlantik”. “Ne e kuptojmë. Për momentin do të kemi një përfundim- euro apo dollarë”, tha Lukashenko.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas tij, nuk është rastësi që Britania u largua nga Bashkimi Evropian, pasi nuk gjeti asgjë në të, ndërsa theksoi se tashmë aksionet po vazhdojnë në Poloni.

“Shumë kanë filluar të deklarojnë hapur: nëse mbarojnë ndihmat nga Bashkimi Evropian (miliarda dollarë dhe euro) ne nuk kemi nevojë për BE-në. Prandaj po bëhet gjithçka për ta shkatërruar Bashkimin Evropian”, përfundoi Lukashenko.