Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, akuzoi Perëndimin për përpjekje “për të shkatërruar” vendin e tij, duke i injoruar rezultatet e zgjedhjeve të muajit të kaluar dhe duke bërë përpjekje për të organizuar revolucion kundër tij.

Në një fjalim para zyrtarëve të lartë dhe mediave shtetërore, Lukashenko tha se protestat e vazhdueshme në Bjellorusi janë organizuar nga Shtetet e Bashkuara dhe “satelitët e tyre: Polonia, Lituania, Republika Çeke dhe, për fat të keq, Ukraina”, të cilat “kanë bërë përpjekje të organizojnë një revolucion me ngjyra”.

“Nuk e kemi lejuar dhe nuk do ta lejojmë realizimin e planeve të tyre”, tha Lukashenko.

Bjellorusia është përfshirë nga protestat kundër regjimit qysh pas zgjedhjeve presidenciale të 9 gushtit, të cilat i kanë dhënë Lukashenkës edhe një mandat gjashtëvjeçar. Mijëra protestues janë arrestuar ose rrahur nga policia.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Protestuesit dhe opozita bjelloruse thonë se zgjedhjet janë manipuluar dhe kërkojnë proces të ri votimesh, të lirë dhe të drejtë.

Lukashenko, i cili është në pushtet qysh në vitin 1994, i ka mohuar akuzat për manipulim të votave.

Sfiduesja e tij kryesore në zgjedhje, Svyatlana Tsikhanouskaya, i hodhi poshtë komentet e fundit të Lukashenkos, duke thënë se ai përpiqet ta devijojë vëmendjen e publikut nga manipulimi i zgjedhjeve dhe shtypja e dhunshme e protestave.

“Ka vetëm një arsye prapa protestave në Bjellorusi dhe ajo është e njohur për të gjithë: Lukashenka i ka humbur zgjedhjet, por ai nuk dëshiron të japë dorëheqje”, tha Tsikhanouskaya në një koment me shkrim për agjencinë e lajmeve The Associated Press./ REL

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Lukashenko: Perëndimi po tenton “ta shkatërrojë” Bjellorusinë appeared first on Vizion Plus.