Kriza me refugjatët në kufirin Poloni- Bjellorusi është një ndër përpjekjet më të mëdha për të destabilizuar Evropën që nga Lufta e Ftohtë. Deklaratën e ka bërë Kryeministri polak, Mateusz Moraëiecki, i cili në një konferencë për shtyp akuzoi udhëheqësin bjellorus, Alyaksandr Lukashenko, se ka shkaktuar një luftë “hibride”.

 

MATEUSZ MORAWIECKI
KRYEMINISTËR I POLONISË

“Europa, shtëpia jonë e përbashkët, është e kërcënuar.Pikërisht në këtë moment, në kufirin poloni-bjellorusi po zhvillohet një luftë hibride, të cilën Alexander Lukashenko, me mbështetjen e Vladimir Putinit, e ka shpallur kundër të gjithë Bashkimit Evropian. Këto ngjarje mund të duken si një krizë e zakonshme migracioni, por nuk janë. Kjo është një krizë politike, e krijuar për një qëllim të veçantë. Objektivi është destabilizimi i situatës në Evropë”

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Autoritetet polake raportuan se gjatë orëve të fundit rreth 100 emigrantë janë përpjekur të kalojnë kufirin dhe të hyjnë në territorin e Bashkimit Evropian. Ministri i Mbrojtjes në Poloni deklaroi një ditë më para se Bjellorusia ka ndryshuar taktikën e saj, duke drejtuar njëkohësisht grupe më të vogla emigrantësh në disa pika kufitare.

 

Vendet perëndimore akuzojnë Minskun zyrtar se ka krijuar qëllimisht krizën duke dërguar në kufi emigrantët. Shumica dërrmuese e refugjatëve kanë mbërritur në Bjellorusi me avion, pasi ky shtet ka linja direkte ajrore me qytetet e Lindjes së Mesme, si Dubai apo Bagdadi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Bjellorusia i ka mohuar akuzat. Zyrtarët në Poloni bënë të ditur se të paktën 11 persona kanë vdekur që nga fillimi i krizës.