![Lukashenko iu “përgjigjet” kundërshtarëve, zbret nga helikopteri me mitraloz dhe jelek antiplumb](https://www.vizionplus.tv/wp-content/uploads/2020/08/ty-1-300x207.png)
Një video është publikuar në rrjetet sociale të presidentit të Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, i cili shihet teksa zbret nga helikopteri në Pallatin e Pavarësisë në Minsk, duke mbajtur një mitraloz në dorë. Ai shfaqet gjithashtu i veshur edhe me një jelek antiplumb.
Së bashku më Lukashenkon, nga helikopteri doli edhe një ushtarak i armatosur.
Mijëra protestues u mblodhën sot në kryeqytetin e Bjellorusisë, në Minsk, në “Sheshin e Pavarësisë”, duke kërkuar dorëhqjen e presidentit Lukashenko. Në një moment, opozita iu afrua edhe rezidencës së kreut të shtetit, por forcat e sigurisë ndërhyn menjëherë.
Kjo është dita e 15-të me radhë që në Bjellorusi po mbahen protesta kundër Lukashenkas. Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes Ministria paralajmëroi protestuesit se forcat ushtarake do të ndërhyjnë nëse ka akte dhunë dhe shkelje të paqes.
Лукашенко вышел из вертолета с автоматом в рукахhttps://t.co/pkoRXYtqmK pic.twitter.com/Yr7MTZJCCI
— РИА Новости (@rianru) August 23, 2020
Еще одно видео, где Лукашенко идет с автоматом в руках по территории Дворца независимости.
Он говорит кому-то “Отстань» и уточняет “Там никого не осталось, да?» pic.twitter.com/o8gwL8E3R3
Advertisement— TUT.BY (@tutby) August 23, 2020
![](https://www.vizionplus.tv/wp-content/uploads/2020/08/5f428fa5ae5ac97c7f55457c-1024x683.jpg)
The post Lukashenko iu “përgjigjet” kundërshtarëve, zbret nga helikopteri me mitraloz dhe jelek antiplumb appeared first on Vizion Plus.