Të paktën 100 civilë janë vrarë e qindra të tjerë kanë mbetur të plagosur nga konflikti masiv që ka shpërthyer ditët e fundit në shtetin e Sudanit.

 

Luftimet për pushtet nisën të shtunën midis midis dy fraksioneve kryesore të regjimit ushtarak të Sudanit. Ushtarët e Forcave të Mbështetjes së Shpejtë, një grup milicish besnikë ndaj kreut të Këshillit Sovran qeverisës Burhan, janë përplasur me forcat paraushtarake të udhëhequra nga gjenerali Mohamed Hamdan .

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka ngritur alarmin se disa prej spitaleve të vendit po shkojnë drejt përfundimit të furnizimeve të materileve spitalore për të mjekuar të plagosurit.

 

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka pezulluar operacionet e furnizmit me ushqime pasi tre punonjës të saj u qëlluan për vdekje gjate përleshjeve.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, bëri thirrje nga samiti i G7, për një armëpushim të menjëhershëm dhe një kthim në bisedime për ta kthyer Sudanin në rrugën e duhur për një qeveri të udhëhequr nga civilët.