Tre persona u vranë si pasojë e bombardimet ruse në provincën ukrainase të Zaporizhia, njoftuan sot autoritetet lokale.

“Tre persona u vranë dhe tre të tjerë u plagosën,” tha shefi i administratës rajonale të Zaporizhia, Ivan Federov në mediat sociale.

Rusia që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës, në shkurt 2022, ka pushtuar një pjesë të provincës Zaporizhia. Siç theksoi Fedorov, forcat ruse goditën tetë zona të populluara të provincës “357 herë” në 24 orët e fundit.

Që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës, në shkurt 2022,Rusia ka pushtuar një pjesë të provincës Zaporizhia. Banorëve të Zviahelit u kërkohet të qëndrojnë brenda për shkak të ajrit të ndotur

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërkohë, këshilli i qytetit të Zvyahel, në provincën Zhytomyr në Ukrainën veriore, u kërkoi sot banorëve të qëndrojnë brenda, pasi një sulm ajror rus në infrastrukturë shkaktoi ndotje të ajrit.

“Rusia goditi infrastrukturën e komunitetit brenda natës”, tha këshilli i qytetit në aplikacionin Telegram.

“Nuk ka viktima civile. Në këto momente ka një kërcënim të menjëhershëm të ndotjes së ajrit, ndaj rekomandohet qëndrimi në ambiente të mbyllura me dritare të mbyllura”, shtoi ai pa dhënë detaje. Mbi 24 sulme me dron kundër Ukrainës

Në total, Rusia nisi më shumë se 24 sulme me dronë kundër Ukrainës, duke goditur infrastrukturën kritike në provincën Zhytomyr dhe duke dëmtuar objektet logjistike në jug, thanë zyrtarët ukrainas. Mbrojtja ajrore ukrainase rrëzoi 17 nga 24 dronët Shahed të prodhuar nga Irani të lëshuar nga Rusia kundër provincave Odesa, Mykolayiv, Kirovohrad, Khmelnytskyi dhe Zhytomyr, raportoi forca ajrore në Telegram./vizionplus.tv/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";