Lufta në Ukrainë, të paktën 45 mijë ushtarë rusë janë vrarë deri në vitin 2023

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Lufta në Ukrainë, të paktën 45 mijë ushtarë rusë janë vrarë deri në vitin 2023

Të  paktën 45,000 rusë u vranë në luftën e Rusisë kundër Ukrainës në vitin 2023 , pothuajse dyfishi i numrit të një viti më parë, raportoi sot faqja “Vaznie Istorii”, duke cituar shifrat më të fundit zyrtare nga Shërbimi i Statistikave Ruse (Rosstat).

Gjithsej në dy vitet e para të pushtimit në shkallë të plotë, lufta në Ukrainë ka vrarë më shumë se 71,000 rusë, tregojnë shifrat e Rosstat.

Demografët, të cilët folën me bordin editorial të faqes në kushte anonimiteti, spekulojnë se këto vlerësime janë vetëm minimumi i të vrarëve në luftë. Kjo për faktin se vdekjet mund të regjistrohen si në zonën ku jeton një person ashtu edhe në vendin ku ai vdiq, për shembull në territoret e okupuara të Ukrainës. Në të njëjtën kohë, Rosstat nuk publikon të dhëna për vdekshmërinë në territoret e okupuara. Të zhdukurit gjithashtu nuk janë përfshirë në statistikat zyrtare, thuhet në botim.

Shërbimi rus i BBC-së dhe faqja e internetit Mediazona kanë bërë llogaritjet e tyre që nga fillimi i luftës. Në raportin e tyre të fundit në mes të qershorit, dy mediat e përmendura kishin shkruar se që nga fillimi i luftës kundër Ukrainës ata kanë identifikuar emrat e 56,452 ushtarakëve rusë të vrarë në luftë./vizionplus.tv/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy