Nënkryetari i Bashkisë së Mariupolit Serhiy Orlov duke folur për mediat italiane deklaroi se Rusia po kryen një gjenocid në këtë zonë të Ukrainës,
Ai tha mes të tjerash se forcat ruse kanë vrarë aq shumë civile saqë rrugët e Mariupolit janë të pushtuara nga viktimat.
“Tani mund të themi me siguri se po vuajmë gjenocidin.Ata vranë shumë civilë, shumë. Ne i kemi rrugët plot me trupa”.
Orlov u ankua edhe për dëmtimin e infrastrukturës që e bën jetën edhe më të vështirë për ata që përpiqen të shmangin bombardimet:
Advertisement
“Këtu në Mariupol nuk kemi më energji elektrike, jemi pa ujë dhe ushqim dhe po ngrijmë, temperatura është nën zero. : është vërtet e vështirë të mbijetosh në këto kushte”.
Mariupoli, është një prej qyteteve më të prekura nga sulmi rus që filloi më 24 shkurt.
Advertisement