
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, pret që operacioni në Ukrainë të përfundojë me nënshkrimin e një marrëveshje gjithëpërfshirëse mbi çështjet e sigurisë, përfshirë statusin neutral të Ukrainës.
“Sa i përket dialogut të brendshëm në Ukrainë, është çështje që i takon këtij vendi, pasi operacioni ynë të përfundojë. Dhe unë shpresoj që të përfundjë me nënshkrimin e një marrëveshje gjithëpërfshirëse për çështjet që përmenda, ato të sigurisë, statusit neutral dhe garancitë për sigurinë.
Me sa kujtoj, Presidenti tha një muaj më parë tha se e kupton që çdo vend ka nevojë për garanci lidhur me sigurinë e vet. Jemi të gatshëm të gjejmë garanci për sigurinë dhe t’i koordinojmë ato për Ukrainën, për europianët dhe për veten tonë përtej zgjerimit të traktatit të aleancës veri-atlantike.
Nevojitet gjithashtu rregullimi i ligjeve sa i përket gjuhës, arsimit dhe medias ruse, bashkë me ato për denazifikimin e vendit. Ka ligje të tilla edhe në një sërë vendesh europiane, përfshirë Gjermaninë”, tha Lavrov.