Lufta mes Hamasit dhe Izraelit ka shkaktuar katastrofë humanitare në Gaza. Ministria e Shëndetësisë raporton për të paktën 15,207 palestinezë të vrarë nga sulmet e përgjakshme izraelite.
Të paktën 40,652 të tjerë janë plagosur në Gaza gjatë konfliktit, dhe 70% e viktimave janë fëmijë dhe gra, raportojnë autortetet palestineze.
Ndonëse dy vendet u dakordësuan për armëpushim, marrëveshja nuk mundi të rinovohej, duke rikthyer sërish përgjakjen e civilëve. Autoritetet raportojnë për 193 palestinezë të vrarë që nga përfundimi i armëpushimit.
Të paktën 193 palestinezë janë vrarë që kur armëpushimi midis Hamasit dhe Izraelit përfundoi të premten dhe Izraeli rifilloi ofensivën e tij në enklavë, tha ministria.
Shumë vende kërkojnë paqe, ndërsa SHBA ka kërkuar që Izraeli të mbrojë civilët dhe të respektojë ligjet ndërkombëtare të luftës.