BE -ja njoftoi se mbështet thirrjen e fundit të SHBA-së, Egjiptit dhe Katarit për një armëpushim në Gaza, ku Izraeli ka vrarë afro 40,000 palestinezë që nga 7 tetori.

“BE i bashkohet Egjiptit, Katarit dhe SHBA-së në thirrjen e tyre për të përfunduar, pa vonesë, marrëveshjen e armëpushimit dhe lirimin e pengjeve. Ne përsërisim mbështetjen tonë të plotë për ndërmjetësimin e tyre për t’i dhënë fund ciklit të padurueshëm të vuajtjeve. Marrëveshja do të hapë gjithashtu rrugën për de-përshkallëzimin rajonal” tha shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell.

Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen theksoi se një armëpushim urgjent në Gaza është e vetmja mënyrë për të shpëtuar jetë, për të rivendosur shpresën për paqen dhe për të siguruar kthimin e pengjeve.

“Kështu unë mbështes fuqimisht përpjekjet e udhëhequra nga SHBA, Egjipti dhe Katari për të ndihmuar në arritjen e paqes dhe stabilitetit që ka nevojë rajoni,” ka shkruar ajo në platformën X.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Edhe presidenti i Këshillit të BE Charles Michel shprehu mbështetjen e plotë për thirrjen trepalëshe.