Lufta mes Kinës dhe SHBA: Po europianët si mund të shmangin vuajtjet që do pasojnë?

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Lufta mes Kinës dhe SHBA: Po europianët si mund të shmangin vuajtjet që do pasojnë?

Sikur menaxhimi i krizës së koronavirusit nuk është i mjaftueshëm për europianët, një tjetër sfidë e jashtëzakonshme i pret ata: kërcënimi i luftës ekonomike mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, pasi konkurrenca midis dy fuqive të mëdha përshkallëzohet.

Europa kohët e fundit ka forcuar instrumentet e saj të kontrollit mbi investimet strategjike që vijnë nga jashtë Bashkimit Europian, por tani do të duhet gjithashtu të ndërtojë aftësinë e saj ndaj kërcënimeve dhe efekteve kolaterale nga “sherri” SHBA-Kinë.

SHBA duket se po përpiqet të bëjë përgjegjëse Kinën për krizën e koronavirusit.

Me qenë se Shtëpia e Bardhë nuk beson në diplomaci apo “instrumente” ushtarake në politikën e jashtme, ajo do të përdorë natyrshëm mjete ekonomike.

Advertisement

Edhe Kina nuk ngelet mbrapa në kundërpërgjigjen e saj: Pekini ka filluar të fitojë ndikim duke mbushur boshllëkun e lënë nga jo-udhëheqja e SHBA.

Për ta arritur këtë, duket se po përdor varësinë e palëve të treta nga ekonomia e saj dhe zinxhirët e furnizimit.

Shtrëngimi ekonomik do të sjellë me shtrëngim ekonomik dhe palët e treta si Europa do të goditen direkt ose indirekt.

Për lojtarët që ndjekin një strategji ‘presioni maksimal’, që synon të fitojë një konkurrencë fuqie bipolare, krizat ekonomike krijojnë mundësi të reja për sulme ekonomike.

Advertisement

Udhëheqësit politikë në të gjithë botën tani janë të dëshpëruar për të tërhequr vendet e tyre nga rënia dhe sipas kësaj logjike, ata do të jenë të etur për të shmangur çdo masë që çon në dëme shtesë.

Prandaj, vendet do të zbatojnë më lehtë kërkesat e shtrënguesit më të fortë. Pavarësisht nëse kjo funksionon me të vërtetë, apo jo, SHBA tashmë ka vënë në praktikë këtë logjikë duke detyruar sanksione ndaj vendeve si Irani, Venezuela dhe Kuba.

Administrata Trump mund të mendojë në mënyrë të ngjashme për europianët gjithashtu: industria e makinave në Gjermani është në probleme të mëdha, për shembull. Kërcënimi i tarifave të makinave kundër Europës do të shkaktonte alarm të madh midis politikanëve gjermanë.

Në javët ose muajt e ardhshëm, këto zhvillime mund të shndërrohen në një betejë të egër me armë ekonomike. Kriza e madhe që ka kapluar SHBA dhe zgjedhjet e afërta që e presin Trump, mund të bëjnë që ky i fundit të ashpërsojë Akoma më shumë luftën kundër “armikut të jashtëm”: Kinës.

Advertisement

Para kësaj, europianët duhet të angazhohen në disa planifikime skenarësh rreth masave të sakta që Kina dhe SHBA mund të ndërmarrin.

Të dy vendet kanë një larmi të madhe mjetesh në dispozicion të tyre për luftën ekonomike, shumë prej të cilave do të vijnë me efekte dytësore ose parësore dhe do të shkaktojnë dëme të vërteta për europianët.

Nëse Europa nuk dëshiron të kapet në zjarrin e dy superfuqive, ajo tani duhet të mbrohet dhe të marrë masat e saj.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy