E fshehur nga malet mbi 8 mijë metra në Himalajë, por edhe nga lajmet e vrullshme që po ndodhin në Shtetet e Bashkuara dhe pasojat e pandemisë globale, sot një episod ka ndryshuar “status quo” gjeopolitike të dy gjigantëve aziatikë, Indisë dhe Kinës.

Për herë të parë në 40 vitet e fundit, ushtarë të dy fuqive bërthamore, që së bashku numërojnë pothuajse 3 miliardë banorë, janë përballur ushtarakisht në kufirin mes tyre, duke shkaktuar dhjetëra viktima.

Shkëmbimi i zjarrit, që sipas burimeve mori formën e një beteje të vogël, ka shkaktuar të paktën 20 viktima tek ushtarët indianë, ndërkohë që autoritetet kineze nuk japin shifra mbi humbjet e tyre, edhe pse flitet që viktima ka patur nga të dy anët.

Sipas ministrisë së Jashtme kineze, forcat indiane kanë kaluar linjën e quajtur LAC (Line of Actual Control), që faktikisht përbën linjën e kufirit nga viti 1962, kur gjatë muajit nëntor dy fuqitë u përballën në një luftë të hapur që kushtoi mijëra viktima, veçanërisht nga pala indiane.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pekini dhe Nju Delhi përballen për kontrollin e rajonit të Kashmirit, historikisht i ndarë nga këto dy vende dhe Pakistani. Konflikte të shumta kanë ndodhur midis tre fuqive bërthamore gjatë viteve, por nuk kishin arritur tensionin e ditëve të fundit. Përballja e këtyre orëve po ndodh në zonën e Galwanit, kontrolli e të cilës kërkohet nga Kina.

Për më shumë, përplasja ka ndodhur në një moment kur kancelaritë e dy vendeve filluan të flisnin për një demilitarizim të zonës.