Udhëheqësit e G20 bëhen bashkë në Romë për samitin global të shëndetit i cili kryesohet nga Italia dhe Komisioni Europian. Kryeministri i vendit fqinj, Mario Dragi dhe shefja e ekzekutivit në BE, Ursula Von Der Leyen theksuan nevojën për bashkëpunim të mëtejshëm shumëpalësh për të parandaluar krizat globale shëndetësore në të ardhmen.

 

MARIO DRAGHI

KRYEMINISTER I ITALISE

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ne duhet ta vaksinojmë botën dhe ta bëjmë atë shpejt. Pandemia ka nënvizuar rëndësinë e jashtëzakonshme të bashkëpunimit ndërkombëtar për të tashmen dhe të ardhmen.  Me pjesëmarrësit do të kuptojmë se çfarë shkoi keq në luftën kundër Covid 19. Në përgatitjen për krizat shëndetësore të së ardhmes, përparësia jonë tani është të fitojmë atë aktuale.”

 

Në kuadër të objektivit të samitit për të siguruar vaksina për të gjithë, presidentja Ursula Fon Der Lajen bëri të ditur se komisioni europian, deri në 2021, do të shpërndajë edhe 100 milion doza për vendet me të ardhura të ulëta.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

URSULA VON DER LEYEN

PRESIDENTE E KOMISIONIT EUROPIAN

“Mësimi i parë që kam marrë nga pandemia, është sa shumë kemi nevojë për njëri-tjetrin dhe sa ngushtë duhet të punojnë udhëheqësit me shkencëtarë, ekspertë, punonjës shëndetësorë, kompani farmaceutike dhe sigurisht me shoqërinë civile. Asnjëherë nuk duhet ta harrojmë komunitetin shkencor. Nëse sot kemi shpresë ua kemi borxh burrave dhe grave që ia kanë kushtuar jetën shkencës.”

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërkohë, negociatorët e parlamentit europian dhe këshillit arritën marrëveshjen për të lehtësuar lëvizjen e lirë në Europë gjatë pandemisë, përmes certifikatës digjitale. Nga data 1 korrik do të jenë në dispozicion tre të tilla, ajo e vaksinimit, testit negativ dhe shërimit. Rregullorja do të jetë në fuqi për 12 muaj ndërsa certifikata nuk do të jetë një parakusht për të ushtruar të drejtën e lëvizjes së lirë dhe nuk do të konsiderohet një dokument udhëtimi.