Numri i gazetarëve të vrarë në konfliktin Izrael-Hamas që nga 7 tetori ka arritur në të paktën 53, sipas Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve. Raportohet se bëhet fjalë për46 palestinezë, katër izraelitë dhe tre libanezë, të vrarë gjatë detyrës.
Gazetarët e fundit që humbën jetën ishin një reporter dhe një fotoreporter, të cilët punonin për median libaneze “Al Mayadeen”. Ata u vranë në sulmet izraelite në Libanin jugor të martën.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
“Kjo është një zonë me armiqësi aktive, ku ndodhin shkëmbime zjarri. Prania në zonë është e rrezikshme”, shtoi ushtria izraelite të martën.
Grupi i avokimit të gazetarisë thotë se konflikti që nga 7 tetori ka qenë periudha më vdekjeprurëse për gazetarët që kur filloi të gjurmonte të dhënat në 1992.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";