Më pak se 30 sekonda u janë dashur 3 personave në Athinë për të ekzekutuar Vangjelis Zabunis, personazhin e njohur të votës së krimit rreth një javë më parë. 44-vjeçari u vra brenda makinës së tij të blinduar me mbi 90 plumba kallashi. Një nga pistat kryesore ku po hetohet vrasja e Vangjelis Zabunis është ajo e larjeve të hesapeve mes grupeve kriminale.
Por ekzekutimi i Zabunis ishte i fundit në radhën e atenteve mafioze mes krerëve të grupeve kriminale në Greqi.
Mediat greke, teksa sjellin në kujtesë edhe ekzekutimet e mafiozëve të tjerë Janis Skafturos dhe Vasilis Rubetis, shkruajnë se vrasësit e tyre janë “tradhtuar” nga gjurmat e gishtave që janë gjetur në makinat e vjedhura dhe në telefonat e tyre.
Makina dhe celularët u gjetën në maj të vitit 2023 dhe nga hetimi i tyre në laboratorët e mjekësisë ligjore u gjetën gjetje që lidhnin përdoruesit e tyre me vrasjen e Vassilis Roubetis dhe kunatit të tij Dionysis Mouzakitis në qershor 2023 në Korydallos, por edhe të Yiannis Skaftouros në pranverën e 2022 në Skurta.
Sipas hetimeve, pronari i telefonit të gjetur nga policia, kishte aktivizuar antena në banesën e tij dhe kishte rolin e vëzhguesit të Vassilis Roubetis në burgun e Kordhialaos, aty ku ky i fundit vuante dënimin.
Numri i të arrestuarve për këto vrasje ka shkuar në 5, ndërsa janë shpallur në kërkim ndërkombëtar edhe disa persona të tjerë.
Policia e greke kreu disa bastisje, ku u arrestuan dy gjeorgjianë, ndërsa tre të tjerëve iu bastisën shtëpitë. Aktualisht ndodhen në drejtorinë e policisë se Atikës dhe po merren ende në pyetje.
Nuk dihet nëse do të arrestohen apo do të lirohen. Mes tyre është një shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet publik. Ende nuk dihet identiteti i dy të ndaluarve të tjerë.
Po ashtu, mësohet se janë lëshuar disa urdhër arreste dhe u përkasin personave që kanë marre pjesë në ekzekutimin e Janis Skafturos(Xhaxha Xhoni) Vasilis Rubetis(Rambo) dhe kunatit të Rubetit (Njonjos), raportojnë mediat greke./ vizionplus.tv