Italia po përjeton valën më të rënde të nxehtësisë, e ashtuquajtur Lucifer, me temperatura që i kanë kaluar 48 gradë celsius në disa zona. Në pjesën më të madhe të vendit fqinj është aktivizuar alarmi i kuq i rrezikut, ndërsa pjesa jugore dhe ishujt po shkrumbohen nga zjarret.

 

Flota e zjarrfikësve është përforcuar me mbështetje edhe nga vende të tjera të Europës, ndërsa qindra ndërhyrje operacionale janë kryer vetëm brenda 24 orëve. Në rajonin e Sicilisë dhe Kalabrisë ku kanë humbur jetën 4 persona, situata mbetet kritike.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Flakët vdekjeprurëse po përhapen edhe në veri të vendit, ndërsa dhjetëra familje janë evakuuar nga shtëpitë e tyre. Rezervati natyror Monte Catillo, pranë periferisë romake të Tivoli, gjithashtu është në rrezik.

 

Ndërkohë në Algjeri, ku kanë humbur jetën 71 persona, vijon lufta me flakët. Vatra të reja janë identifikuar edhe në Spanjë e Qipro, ndërsa Turqia dhe Greqia kanë arritur të menaxhojnë zonat më problematike.

Zjarret që kanë mbërthyer brigjet e Mesdheut nga fillimi i muajit gusht, kanë shkaktuar një katastrofë të frikshme ekologjike.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";