Londinezët në protestë kundër izolimit/ Mijëra qytetarë kundërshtojnë masat e reja shtrënguese

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Londinezët në protestë kundër izolimit/ Mijëra qytetarë kundërshtojnë masat e reja shtrënguese

Mijëra londinezë protestuan këtë të shtunë në Londër, kundër ashpërsimit të masave të vendosura nga qeveria e kryeministrit Boris Johnson, për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Protesta nisi e qetë, ndryshe nga ajo e të shtunës së kaluar, ku të paktën 30 persona u arrestuan pas përleshjeve me policinë.

Advertisement

Organizatorët e tubimit kundërshtojna masat e reja të distancimit social, përdorimin e detyrueshëm të maskës. etj..

Mbretëria e Bashkuar ka shënuar një rritje të rasteve të reja të të infektuarve ditët e fundit.

Advertisement

Qeveria e Xhonson reagoi menjëherë duke u bërë apel qytetarëve të respektojnë ndalimin e grumbullimit me më shumë se 6 persona, të mbanë maskat, etj..

Nëse nuk respektojnë masat, britanikët rrezikojnë ndëshkimin me gjobë duke nisur nga 200 paund.

Advertisement

Duke marrë shkas nga protesta e javës së kaluar, autoritetet britanike kanë paralajmëruar protestuesit se nuk do të tolerohet asnjë shkelje.

The post Londinezët në protestë kundër izolimit/ Mijëra qytetarë kundërshtojnë masat e reja shtrënguese appeared first on Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy